Infeksioni në gjoks, mund të zhvillohet për shkak të ndonjë infeksioni në traktin e poshtëm të frymëmarrjes.
Shumica e infeksioneve të gjoksit janë joserioze dhe nuk kërkojnë trajtim mjekësor, por disa infeksione mund të jenë tepër të rrezikshme.
Këto janë simptoma që mund të paraqiten si pasojë e infeksionit në gjoks:
- Kollë
- Kollitje me gëlbazë
- Dhimbje gjoksi
- Dhimbje koke nga kollitja e tepërt
- Ethe
- Lodhje