Ushqimet që konsumojnë ndikojnë në gjithë organizmin e sidomos në zorrën e trashë.
Janë disa simptoma që nuk duhet t’i injoroni, pasi mund të jenë tregues të problemeve serioze.
Dhimbjet abdominale
Kjo gjë ndodh kur hani apo pini diçka të gabuar. Por nëse keni dhimbje të shpeshta në këtë pjesë të stomakut, atëherë kjo gjë mund të jetë tregues i ndonjë sëmundje serioze si sëmundja e Crohnit.
Kapsllëku
Nëse keni kapsëllëk shpesh, kjo gjë mund të shkaktoj ‘Sindromën e Zorrës së Irrituar’ – një sëmundje komplekse që është e ndërlidhur me diarren, gjakderdhjen, dhimbjen dhe gazrat.
Gazra të shumta
Nëse keni gazra të shumta, kjo do të thotë që diçka nuk është tretuar ose absorbuar si duhet nga zorra e trashë. Por mund të jetë edhe shenjë e mungesës së bakterieve të mira e inflamacionit./Familja Jone