Insomnia, ndikon seriozisht në shëndetin e njeriut. Sipas një studimi, insomnia mbi moshën 50 vjecare tek gratë, ndikohet nga dieta.
Sipas National Sleep Foundation në SHBA, më shumë se 40% e njerëzve në SHBA, kanë simptoma të insomnisë.
Crregullimet e gjumit mund të shkaktojnë probleme kardiovaskulare, diabet dhe depresion.
Sipas studimit që është publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ndikim të madh tek insomnia ndikon mënyra e të ushqyerit.
Autori i këtij studimi, James Gangwisch, thotë që rrezik më të lartë nga insomia kanë personat që konsumojnë karbohidrate të rafinuara. Në këto lloj ushqimesh bëjnë pjesë: lëngjet e sheqerosura, orizi i bardhë si dhe buka e bardhë./Familja Jone