Më shumë se 12 milionë njerëz në botë, vuajnë nga dhuna prej partnerit. Ky numër është shokues, pasi dhuna nuk është vetëm fizike. Izolimi, sensi i frikës e presioni nga partneri është një tjetër anë e dhunës.
Izolimi – është një mënyrë që personat toksik përdorin për partnerin. Nëse jeni duke e izoluar veten nga gjithë bota dhe tërë ditën e ndani me partnerin, kjo është një shenjë që ai/ajo nuk dëshiron që ju të keni një jetë tuajën.
Kritikoheni – të gjithë bëjmë gabime, por kjo nuk është një arsye për kritikë të vazhdueshme. Kritika e vazhdueshme, është mënyrë për të treguar superioritet.
Pasiguria – nëse partneri juaj i ndërron fjalët tërë kohën dhe planet që i keni për të ardhmen, atëherë kjo është një shenjë që lidhja juaj mund të mos vazhdojë si dëshironi ju.
Besimi – është aspekti më i rëndësishëm i një lidhje. Nëse nuk i besoni partnerit, kjo mund të jetë një shenjë tejet serioze për lidhjen tuaj./Familja Jone