Mër, Qer 17, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 260 pacientë bëjnë analiza mesatarisht në një ditë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka nxitur qytetarët që të bëjnë analiza të rregullta shëndetësore për të parandaluar sëmundjet, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të hershëm.

Me këtë rast, përmes një njoftimi në Facebook ky spital ka njoftuar se mbi 260 pacientë bëjnë analiza mesatarisht në një ditë.

“Një analizë e thjeshtë mund të zbulojë shumë për shëndetin tënd dhe të ndihmojë që sëmundjet të kapen në fazat e hershme. Bëhu edhe ti një nga ata që kujdesen për shëndetin! Ejani për analiza – sepse kujdesi për veten është hapi i parë drejt një jete të shëndetshme.” thuhet në njoftimin e publikuar nga Spitalin i Përgjithshëm në Pejë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë