Përshpejtimi i metabolizmit është një prej arsyeve që tregon se sa shpejtë një person mund të djegë kalori. Por përshpejtimi i metabolizmit, përfshin shumë shkaqe.
Për shembull, burrat djegin më shumë kalori se sa gratë dhe për shumë njerëz metabolizmi fillon e punon më ngadalë pas moshës 40 vjecare. Ndonëse vitet e gjinia nuk mund të kontrollohet, ja disa mënyra se si ta përmirësoni metabolizmin.
Pini shumë ujë – pasi trupit tuaj i duhen më shumë lëngje për të procesuar kalori. Nëse jeni të dehidratuar, metabolizmi juaj ngadalësohet. Në një studim, të rriturit që pinin tetë apo më shumë gota ujë në ditë, djegnin më shumë kalori se sa ata që pinin katër gota.
Hani shpesh por pak – pasi kjo ndihmon në humbje peshe. Kur hani rrallë por shumë, metabolizmi ngadalësohet.
Konsumoni gjëra pikante – pasi rritin funksionin e metabolizmit./Familja Jone