Sht, Pri 4, 2026
Banner Top
Banner Top
Hapet zyrtarisht fushata e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Sot, me qëllim forcimin e vetëdijesimit dhe edukimit shëndetësor, u hap zyrtarisht fushata e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që shënon fillimin e aktiviteteve të muajit Tetori Rozë – një muaj simbolik në luftën kundër kësaj sëmundjeje që prek mijëra gra çdo vit.

Vetëkontrolli i rregullt, vizitat te mjeku familjar dhe mamografia mbesin metodat më të rëndësishme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, që rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm.

Mamografia ofrohet falas për të gjitha gratë, ndërsa për të garantuar qasje të barabartë në shërbime, është vendosur që mamografi mobil – sipas një orari të përcaktuar, të vizitojë të gjitha komunat ku nuk ka aparaturë të mamografisë.

Me moton “Bashkë kundër kancerit”, kjo fushatë synon jo vetëm të përçojë mesazhe të fuqishme ndërgjegjësimi, por edhe të inkurajojë gratë që të kujdesen për shëndetin e tyre përmes kontrollove të rregullta dhe informimit të saktë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë