Gjatë 24 orëve të fundit, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka kryer një numër të konsiderueshëm shërbimesh për pacientët e tij, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm për ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor.
Vetëm dje, 331 pacientë iu nënshtruan 3,585 analizave laboratorike të ndryshme, duke siguruar diagnoza të sakta dhe trajtime të duhura.
Në këtë periudhë janë realizuar gjithashtu:
- 511 vizita specialistike,
- 57 pacientë të shtruar për shërim,
- Aktualisht në spital janë 218 pacientë të shtrirë,
- 6 lindje, ku kanë ardhur në jetë 3 djem dhe 3 vajza,
- 7 operacione,
- 40 dializa,
- 110 rëntgenë, 39 ultra zëra, 1 CT dhe 10 MRI,
- 12 ekokardiografi,
- 2 ergometri,
- 55 shërbime fiziatrike.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës është në shërbim të komunitetit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit. Falenderojmë të gjithë qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e tyre.













