Qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe rajoneve përreth njoftohen se duke filluar nga sot, më 16 shtator 2025, në ora 15:00, shërbimi i Emergjencës është zhvendosur në lokacion të ri.
Emergjenca tashmë do të funksionojë në objektin e Gjinekologjisë, në katin e parë, me hyrje nga hyrja kryesore. Ky ndryshim është bërë për të ofruar kushte më të mira për pacientët dhe efikasitet më të lartë në trajtimin e rasteve urgjente.
Sipas njoftimit zyrtar, në objektin e ri të Gjinekologjisë janë të vendosura edhe shërbimet e mëposhtme:
- Kati III: ORL, Oftalmologjia, Urologjia, Patologjia, Qendra për Edukim dhe Vlerësim (ÇEV)
- Kati II: Gjinekologji & Akusheri, Neonatologji, Kirurgji, Ortopedi, Sallat Operative
- Kati I: Laboratori, Qendra e Mjekësisë Familjare (QMG), Emergjenca dhe Ambulanca Specialistike
Autoritetet shëndetësore i ftojnë qytetarët të kenë parasysh këtë ndryshim të rëndësishëm në rastet kur kërkojnë ndihmë mjekësore urgjente.
Për më shumë informacion, qytetarët mund t’i drejtohen stafit mjekësor apo të kontaktojnë përmes linjave zyrtare të Qendrës Klinike të Gjilanit.












