Pejë, 10 Shtator 2025
Spitali i Përgjithshëm në Pejë vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj shëndetit të qytetarëve, duke realizuar 15 operacione të suksesshme vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Krahas ndërhyrjeve kirurgjikale, stafi mjekësor ka ofruar një gamë të gjerë shërbimesh për pacientët, duke përfshirë:
- 461 vizita specialistike,
- 42 pranime të reja,
- 209 pacientë të shtrirë aktualisht në repartet spitalore,
- 298 pacientë që kanë kryer gjithsej 3,473 analiza laboratorike,
- 5 lindje të reja, nga të cilat 3 djem dhe 2 vajza,
- 37 seanca dialize,
- Shërbime të shumta diagnostike si:
- 89 Rëntgen,
- 47 Ultra zëra,
- 22 skanime CT,
- 13 MRI,
- 1 Ergometri,
- 9 Ehokardiografi,
- 6 Gastroskopi,
- 41 shërbime fiziatrike për pacientë në nevojë rehabilitimi.
Nga menaxhmenti i Spitalit është theksuar se ky nivel shërbimi është rezultat i përkushtimit të palëkundur të stafit mjekësor dhe mbështetjes së vazhdueshme të komunitetit.
Spitali operon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë gjithë vitit, me moton:
“Ne jemi këtu për ju, 24/7/365”.











