Kirurgët e Kosovës e kanë kryer me sukses një operacion shumë kompleks të tumorit të gjëndrës mbiveshkore.
Operacioni është kryer nga kirurgët Dr. Remzi Gashi dhe Dr. Afrim Tahiri, dhe anesteziologët Ismet Jusufi dhe Shefki Azizi.
Operacioni është realizuar me laparaskopi.
“Realizimi i nje operacioni shume kompleks Feokromocitome ( tumor i gjendres mbiveshkore) nga Dr. Remzi Gashi kirurg visceral, Dr. Afrim Tahiri kirurg abdominal, Dr.Ismet Jusufi Anesteziolog- Imtenzivist dhe Dr. Shefki Azizi Anesteziolog Intenzivist si dhe angazhimi i komplet ekipes operatore instrumentarium dhe teknik anestezie per mbarevajtjen e procedures. Operacioni u realizua nen monitorim invaziv dhe me anestezion te pergjithshem multiomodal me nje ecuri shume stabile. Teknika operatore , me laparaskopi! Intervenimi u realizua ne Olive Hospital Prishtine!”, thuhet në postimin e Dr. Ismet Jusufit.
“Jo vetëm feokromocitoma, por edhe madhësia e tumorit prej rreth 6,2 cm në imazheri (ndërkohë intraoperativ rreth 9 cm), e bëri këtë operacion të veqant dhe sfidues. Falënderime të sinqerta për të gjithë të përfshirët.”, ka shkruar Dr. Remzi Gashi. /













