Studimet tregojnë që numri i çifteve që divorcohen, është në rritje e sipër. Por që një lidhje të funksionojë si duhet, të dy partnerët duhet të fokusohen e të japin për atë lidhje.
Ndani një ëndërr të përbashkët
Kur një çift kanë një ëndërr të përbashkët, kjo ndihmon që të keni një qëllim të përbashkët. Ëndrra mund të jetë një shtëpi e përbashkët, fëmijë, veturë apo edhe udhëtim. Sidoqoftë ndarja e një ëndrre të përbashkët ndihmon lidhjen tuaj.
Të planifikoni befasi të vogla për partnerin
Pas muajve të parë të dashurisë, ato fluturat në stomak fillojnë e largohen, por kjo nuk do të thotë që nuk e dashuron më por mësohesh që të jesh në lidhje me të. Dashuria nuk është vetëm pasion. Për ta mbajtur dashurinë gjallë ju mund t’i bëni befasi të vogël partnerëve.
Gjatë debateve mendoni veten në pozitën e tjetrit
Nëse jeni duke debatuar me partnerin, filloni e mendoni veten në pozitën e partnerit. Nëse jeni duke argumentuar, largohuni 20 minuta në një dhomë tjetër dhe qetësohuni, e më pas debatoni me gjak të ftohtë./Familja Jone