Mar, Qer 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Nga përkushtimi te vizioni i ri: Ndryshim drejtuesish në Klinikën e Pediatrisë

Sot në Klinikën e Pediatrisë është zhvilluar ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të drejtoreshës. Pas përfundimit të mandatit të saj, znj. Violeta ka dorëzuar detyrën, duke reflektuar mbi një periudhë të mbushur me sfida, përkushtim dhe arritje të rëndësishme në shërbim të fëmijëve.

Në fjalën e saj lamtumirëse, znj. Violeta theksoi se fëmijët kanë qenë gjithmonë prioriteti i saj kryesor dhe burimi më i madh i motivimit. Ajo vlerësoi lart ekipin e profesionistëve me të cilin ka punuar, duke theksuar se çdo ditë në klinikë ka qenë një përvojë e veçantë dhe frymëzuese. Në shenjë mirënjohjeje, stafi i klinikës i dhuroi asaj një mirënjohje të veçantë, gjest që e preku dhe e bëri të ndihej krenare për punën dhe angazhimin e saj.

Drejtoresha në largim shprehu falënderimet e saj për stafin e Klinikës së Pediatrisë, menaxhmentin dhe ShSKUK, duke u shprehur e bindur se Klinika do të vazhdojë të zhvillohet dhe të mbetet gjithmonë në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve.

Postin e Drejtoreshës së Klinikës së Pediatrisë tani e merr Dr. Alije Keka Sylaj, e cila pritet të vazhdojë misionin e klinikës me përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë