Die, Pri 5, 2026
Banner Top
Banner Top
Përurohet Reparti i Hemodializës në Podujevë

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, përuruan Repartin e Hemodializës në Poliklinikën e Podujevës.

Reparti i ri i Hemodializës, i vendosur në objektin e Poliklinikës Specialistike në Podujevë, është funksionalizuar në kuadër të investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për zgjerimin dhe modernizimin e shërbimeve të dializës në vend.

I pajisur me aparaturë moderne të prodhuar në vitin 2025, shtretër të digjitalizuar e antibakterialë dhe infrastrukturë bashkëkohore, ky repart do t’u shërbejë pacientëve, duke u ofruar trajtim cilësor e të sigurt në komunën e tyre.

Investimi i përgjithshëm kap vlerën prej 343,200 €, dhe shënon një hap tjetër të rëndësishëm drejt fuqizimit të sistemit publik shëndetësor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë