Për shumë prindër një prej detyrave më të vështira është që t’i detyrojnë fëmijët e tyre të konsumojnë ujë.
Fëmijët duhet konsumuar shumë ujë, gjatë gjithë vitit në mënyrë që të jenë të shëndetshëm, të hidratuar dhe aktiv. Një studim i publikuar së fundmi, ka gjetur që 20 për qind e fëmijëve në SHBA, konsumojnë shumë pak ujë.
“Dehidratimi sjell simptoma si dhimbja e kokës, të vjella dhe ligështi. Por në periudhë më të gjatë, dehidratimi mund të shkaktojë probleme me kapsllëk dhe veshka”, thotë pediatrja Linda Friehling.
Studimi i publikuar në JAMA Pediatrivs, ka analizuar 8,400 fëmijë dhe të ri në SHBA duke mbajtur shënim për gjithcka që kanë konsumuar për 24 orë. Ky studim tregoi që 20 për qind e fëmijëve nuk pinin fare ujë e në vend të ujit konsumonin lëngje me sheqer.
“Fëmijët që nuk pinin ujë, konsumonin dy herë më shumë kalori se sa fëmijët që pini ujë rregullisht”./Familja Jone