Die, Qer 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Mema ”Cucula” dëmet që shkakton tek fëmijët nga përdorimi i gjatë i saj – Këshilla nga Visar Sadiku, psikolog

Shpesh na duket se Mema ”cucula” është zgjidhja më e lehtë për të qetësuar fëmijën. Por ajo që duket e padëmshme në fillim, në të vërtetë mund të ketë pasoja të padukshme, si për trupin ashtu edhe për zhvillimin emocional të foshnjës, shkruan psikologu klinik Visar Sadiku.

Përdorimi i cuculës para moshës 3 deri në 4 javëshe mund të ndërhyjë në vendosjen e ushqyerjes me gji. Foshnjat mund të ngatërrojnë thithjen natyrale me atë artificiale, duke refuzuar gjirin. Pas muajit të 6-të rritet edhe rreziku për infeksione në vesh, ndërsa përdorimi i zgjatur mund të ndikojë në zhvillimin e nofullës dhe dhëmbëve. Fëmija mund të krijojë varësi nga cucula për të fjetur dhe të zgjohet shpesh natën, nëse ajo bie nga goja.

Përtej këtyre, ndikimet më të thella janë ato emocionale. Kur i japim cuculën çdo herë që qan, në vend që të kuptojmë nevojën e tij të vërtetë, e mësojmë të shtypë emocionet dhe të qetësohet përmes një objekti. Në vend të përqafimit, zërit apo kontaktit të syve, ai mësohet të kërkojë diçka tjetër për t’u ndjerë i sigurt, transmeton Familja Jone.

Kjo zvogëlon mundësinë për ndërtimin e lidhjes së fortë emocionale me prindin dhe e pengon të zhvillojë aftësinë për t’u vetëqetësuar në mënyrë të shëndetshme.

“Cucula nuk është armike”ajo mund të përdoret në mënyrë të matur dhe të kufizuar. Por nuk duhet të zëvendësojë praninë, ngrohtësinë dhe vëmendjen që çdo fëmijë ka nevojë ta ndiejë.

Shpesh hasim në fëmijë të moshë 2-4 vjeç të cilët ende përdorin memën dhe kjo është totalisht e gabuar!

Si përfundim:

Mema “cucla” duhet të përdoret max. 3–4 javë pas lindjes, derisa foshnja të krijojë një rutinë të qëndrueshme ushqyerjeje me gji.

Për më shumë informacione, kontaktoni në numrin +383 43 864 550

Youtube

Arkiva

Kategoritë