Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi me kënaqësi na njofton rreth suksesit të saj tē radhës në Brazil.
Përmes një njoftimi në facebook, ajo shkruan:
“Jam jashtëzakonisht e lumtur që jam pjesë e Kongresit më të madh botëror për Tiroiden – International Thyroid Congress, i cili mbahet çdo pesë vite dhe këtë vit organizohet në Rio de Janeiro, nga 18 deri më 22 qershor 2025.
Ky kongres prestigjioz mbështetet nga katër organizatat kryesore ndërkombëtare:
🔹 American Thyroid Association (ATA)
🔹 European Thyroid Association (ETA)
🔹 Asia & Oceania Thyroid Association (AOTA)
🔹 Latin American Thyroid Society (LATS)
E nderuar të prezantoj punimin tim në këtë platformë globale me përfaqësim nga të gjitha kontinentet.”
Familja Jonë i uron shumë suksese edhe në të ardhmen profesoreshës!











