Efektet e dëmshme të mbipeshës tek fëmijët, tashmë janë të ditura.
Fëmijët që kanë mbipeshë do të rriten me probleme të shumta shëndetësore përfshirë rrezikun për prekjen nga: diabeti, sëmundjet kardivaskulare e madje mbipesha ndikon edhe në vetbesim.
Por cfarë mund të bëjnë prindërit në mënyrë që fëmijët e tyre të hajnë gjëra të shëndetshme?
Sipas psikologes, Luice Smith, janë disa mënyra se si t’i inkurajoni fëmijët të konsumojnë ushqime të shëndetshme:
Monitoroni atë se cfarë hanë fëmijët tuaj. Smith, sugjeron që edhe nësë fëmijët shkojnë në kopsht, ju duhet të dini gjithmonë për ushqimin që konsumon gjatë orëve që qëndron aty.
Fokusohuni në pemë dhe perime dhe inkurajoni fëmijët që të provojnë gjëra të reja,
Ajo që është e rëndësishme sipas saj është që fëmijët të jenë të ekspozuar ndaj ushqimit të shëndetshëm.
Smith sugjeron prindërit, që të bëjnë ushtrime fizike bashkë me fëmijët e tyre./Familja Jone