Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
E zbulon studimi i ri, vaksina kundër herpesit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Të rriturit e moshës 50 vjeç e lart mund të vaksinohen kundër herpesit.

Studimet e kaluara tregojnë se vaksina kundër herpesit mund të ofrojë përfitime shtesë shëndetësore.

Një studim i ri zbuloi se njerëzit që marrin vaksinën kundër herpesit kanë një rrezik 23% më të ulët të ngjarjeve kardiovaskulare, me këtë përfitim mbrojtës që zgjat deri në tetë vjet pas vaksinimit.

Poashtu, vaksina përfshin edhe përfitime të tjera shëndetësore, një rrezik potencialisht më të ulët për demencë, si dhe sëmundje të zemrës si ataku në zemër dhe goditja në tru.

“Herpesi tradicionalisht është konsideruar si një sëmundje infektive”, tha për Medical Neës Today Sooji Lee, MD, studiuese në Qendrën për Shëndetin Dixhital.

“Megjithatë, studimet e mëparshme sugjeruan një lidhje midis herpesit dhe sëmundjeve kronike siç janë sëmundjet kardiovaskulare. Kjo tregon një lidhje të mundshme midis infeksioneve dhe sëmundjeve kronike. Kjo është arsyeja pse hetimi i mëtejshëm mbi ndikimin më të gjerë të vaksinimit kundër herpesit është thelbësor”, shpjegoi ajo.

Lee është autorja e parë e një studimi të ri që ka zbuluar se njerëzit që marrin vaksinën kundër herpesit kanë një rrezik 23% më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë