Kosova është akredituar për herë të parë si qendër për organizimin e provimit prestigjioz EDAIC (Provimi Evropian për ekzaminime anesteziologjike dhe kujdes intensiv)
Ky sukses është arritur nga Komiteti Ekzaminues pranë Shoqatës Evropiane të Anesteziologjisë dhe Kujdesit Intensiv.
Ky hap përfaqëson një moment historik për avancimin e anesteziologjisë në Kosovë, duke qenë rezultat i përpjekjeve të palodhura dhe angazhimit të vazhdueshëm për rritjen e cilësisë dhe standardeve në këtë fushë jetike të mjekësisë.
Kjo arritje jo vetëm që përforcon rolin e Kosovës në hartën evropiane të mjekësisë, por gjithashtu krijon mundësi të reja për edukim dhe profesionalizëm për profesionistët e shëndetit në vend dhe rajon.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02cZP6ARxNtyTLx13iSuH1BhJXRFhVbjcYnAQZhYXJ1p5JJZ57nVjMzVwhiXS9GBqJl%26id%3D61567383380877&show_text=true&width=500












