Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar që Podujeva së shpejti do të bëhet me shërbim të Hemodializës dhe shërbime specialistike.
Ai tha se ka nënshkruar kontratën për paisjen me aparatura për Hemodializë dhe aparatura tjera për shërbime specialistike, një investim me vlerë 2 milionë euro.
Poliklinika e re sjell specialistë që do të punojnë aty, duke ofruar shërbime të specializuara për të gjithë rajonin e Llapit, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Prishtinë për çdo vizitë specialistike.












