Me siguri që keni lexuar shumë artikuj për të dobitë që vijnë nga konsumimi i mollës, dardhës, pjeshkës e frutave të tjerë. Por rrallëherë shkruhet për të mirat që vijnë nga ngrënia goji berries.
Ato kanë një shije shumë të këndshme – diku mes një qershie e rrushit të tharë dhe boronicës. Ky frutë me kokërrza të vogla e me ngjyrë të theksuar, mbërthen veti shëruese që mund të cilësohen si “çudibërëse”.
Goji berries janë burim i antoksidantëve dhe Vitaminës C.
Vetitë shëruese të goji berries, janë të njohura në vendet aziatike për mijëvjeçar të tërë.
Kinezët për 2000 vjet e kanë përdorur atë si barishte mjekësore dhe tradicionalisht ka qenë pjesë e kuzhinës kineze.
Zhongnin që ndodhet në Kinën Veriore, cilësohet si vendi i lindjes së goji berry, tash e 4 mijë vjet më parë. Ky rajon kinez cilësohet si kryeqyteti i këtij fruti, meqë edhe shumica e popullsisë merren me veprimtarinë e rritjes së tij.
Por cilat janë vetitë shëruese të këtij fruti në dukje të vockël?
Ky frut ka nivel të lartë të antioksidantëve e kjo ndikon në luftimin e qelizave të kancerit. Antioksidantët ngadalësojnë rritjen e tumorit, zvogëlojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në largimin e substancave të dëmshme nga trupi. Sipas hulumtimeve goji berry mund të pengojnë rritjen e tumorit dhe të rrisin efikasitetin e trajtimit të kancerit.
Sipas një studimi të publikuar nga Akademia Amerikane e Optometrisë, të bërë me të moshuar u kuptua që ata që kanë pirë lëng të goji berrit për 90 ditë, kanë pasur rritje të nivelit të antioksidantëve, përkundër atyre që nuk e kanë konsumuar atë, e niveli i lartë i antokosidantëve lidhet shumë me shikimin.
Nëse e bëni shprehi të pini lëng të goji berries, përveç të mirave të tjera ju do të ndiheni edhe më energjik.
Por të mirat nga ky frutë mund të jenë edhe estetike. /Familja Jone