Enj, Dhj 5, 2024
Banner Top
Banner Top

Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSh), në kuadër të zbatimit të Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJIShP), ka realizuar një numër të konsiderueshëm shqyrtimesh dhe trajtimesh gjatë muajit nëntor 2024.

Në këtë periudhë, FSSh ka pranuar gjithsej 99 aplikime, prej të cilave 65 janë klasifikuar si raste të rregullta dhe 34 si raste urgjente. Bordi për TMJIShP ka shqyrtuar gjithsej 127 lëndë, duke aprovuar 53 raste si të rregullta dhe 56 si raste urgjente. Po ashtu, janë bërë 18 anulime dhe asnjë refuzim.

Nga ana tjetër, Komisioni i Ankesave ka shqyrtuar 6 ankesa të dorëzuara kundër vendimeve të Bordit për TMJIShP. Pas një shqyrtimi të plotë, Komisioni ka miratuar 2 ankesa dhe ka refuzuar 4 të tjera.

Postimi i plotë:

Fondi i Sigurimit Shëndetësore (FSSh), në kuadër të zbatimit të Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJIShP), gjatë muajit Nëntor 2024 ka shqyrtuar dhe trajtuar një numër të konsiderueshëm të aplikimeve dhe ankesave.

Gjate kësaj periudhe, FSSh ka pranuar 99 aplikime, nga të cilat 65 janë raste të rregullta dhe 34 janë raste urgjente. Bordi për TMJIShP, ka shqyrtuar 127 lëndë. Nga këto, janë aprovuar 53 lëndë si raste të rregullta, 56 lëndë si raste urgjente dhe janë bërë 18 anulime, dhe 0 refuzime.

Gjithashtu, Komisioni i Ankesave, ka shqyrtuar 6 Ankesa të dorëzuara kundër vendimeve të Bordit për TMJISHP, pas shqyrtimit të plotë, Komisioni ka nxjerrë 2 Aprovime dhe 4 Vendime refuzuese.

Youtube

Arkiva

Kategoritë