Oftalmologët Dr. Afrim Shabani dhe Dr. Valbon Ajazaj, së bashku me anesteziologët dhe të gjithë ekipin, përfshirë instrumentaret Trendeline Kelmendi dhe Tringa Vokshi, kanë realizuar me sukses operacione nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Pacientët ishin të moshave të ndryshme dhe kanë kryer disa lloje intervenimesh, përfshirë operime të kataraktit, injeksione intravitreale dhe procedura të tjera, të gjitha të realizuara me përkushtim dhe profesionalizëm në Klinikën Gjermane të Syrit.
Këto intervenime janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit viziv.
Në Klinikën Gjermane të Syrit, këto ndërhyrje kryhen nga një ekip mjekësor i specializuar dhe me përkushtim të lartë profesional për të siguruar rezultate të suksesshme dhe të shpejta.
Për termine, kontaktoni në numrin +383 (0)38 60 60 63.