Një studim i ri tregon se moti i nxehtë gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në zhvillimin e foshnjës para dhe pas lindjes.
Nënat e ekspozuara ndaj stresit të nxehtësisë gjatë tremujorit të parë kanë më shumë gjasa të lindin foshnje me peshë të ulët.
Gjithashtu, foshnjat e ekspozuara rregullisht ndaj temperaturave të larta përballen me rritje të ngadalësuar dhe peshojnë më pak për gjatësinë dhe moshën e tyre gjatë moshës njëvjeçare.
Studimi, i publikuar në The Lancet Planetary Health, përfshiu 668 foshnje dhe nënat e tyre. Rezultatet theksojnë rëndësinë e masave të shëndetit publik për të përmirësuar shëndetin e fëmijëve në kushtet e ngrohjes globale.