Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sheqeri apo flluskat, cilat nga pijet e gazuara na shtojnë peshën e trupit?

E dimë që sheqeri dhe pijet e gazuara janë përplot kalori si edhe që 7 lugë të vogla kafeje sheqer ka në një kënaçe e Cola-s.

Mirëpo, nuk mundemi që të mos pyesin a është sheqeri ai që na bën të shtojmë peshë apo për këtë fajtorë janë flluskat e pijeve të gazuara.

Në Universitetin Aston në Birmingem është bërë hulumtimi në njerëzit vullnetarë.

Të intervistuarit kanë ardhur në laborator pasi që 10 orë nuk kanë ngrënë. Atëherë u është dhënë një sandviç me djathë kalorish identike.

Ideja ka qenë që të intervistuarit të fillojnë më shpesh në hulumtim me të njëjtin nivel të grelinës në gjak.

Një orë pas ngrënies së sandviçit, një pjese të të intervistuarve u është dhënë një gotë pije të gazuar me sheqer, pjesës së dytë uji i gazuar, ndërsa të tretës ujë i zakonshëm. Pas dhjetë minutash që i kanë pirë pijet u është matur niveli i hormonit grelinë (një hormon i prodhuar nga stomaku që vepron në mënyrë kryesore duke stimuluar lirimin e hormonit të rritjes) në gjak.

Gjatë disa javëve ata janë detyruar të vijnë edhe disa herë në laborator për t’ua testuar gjakun, ndërkaq çdoherë u është dhënë sandviç i njëjtë dhe pije të ndryshme.

Rezultatet kanë treguar që grelina ka qenë 50 për qind më e lartë te njerëzit të cilët kanë pirë pije të gazuara të cilat nuk kanë ndikuar vetëm në nivelin e sheqerit, por edhe në ndjenjën e urisë. Pijet e gazuara bëjnë që shpejt të ndihemi të uritur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë