Përkufizimi i Inteligjencës Inteligjenca përshkruan aftësinë për të kuptuar, përpunuar dhe nxjerrë përfundime nga informacioni kompleks.
Ky koncept përfshin procese njohëse si perceptimi, të mësuarit, kujtesa, zgjidhja e problemeve, mendimi kritik dhe vendimmarrja. Inteligjenca është një kombinim i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë dhe mund të përmirësohet përmes edukimit dhe trajnimit.
Lidhja mes Inteligjencës dhe Karrierës Edhe shkencëtarët psikologjik dhe medicional nga SHBA kanë studiuar për dekada të tëra se si inteligjenca lidhet me suksesin profesional. Rezultatet tregojnë se sa më inteligjent të jetë një person, aq më shumë ka të ngjarë të jetë i suksesshëm profesionalisht.
Kjo lidhet me aftësinë e tyre për të përballuar kërkesat e jetës së përditshme dhe për të zhvilluar karrierën e tyre.
Shifrat nga organet kompetente të punës dhe shoqatës psikologjike ndërlidhese evropiane, tregojnë koefizientin mes profesioneve dhe niveleve të inteligjencës: kimistët mjekët dhe optikët kanë një IQ mesatare prej 114 dhe 113, ndërsa punëtorët dhe ambalazhuesit kanë një IQ mesatare prej 94 dhe 88. Këto të dhëna konfirmojnë se profesione të ndryshme kërkojnë nivele të ndryshme inteligjence.
Studimet në vazhdim treguan, se në korelacionin e IQ së lartëpërmendur në evropë për shkak të mentalitetit mediteran, mund të ndryshoj kjo edhe në totalitet. Në kosovë kjo ndërlidhje ndryshon deri në 60%. IQ mesatare arrin deri në 101 dhe variabiliteti nuk ka të bëj vetem me profesionin. Inteligjenca dhe Personaliteti Ndërsa inteligjenca është një faktor kyç, personaliteti gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në suksesin profesional.
Studimet tregojnë se tiparet e personalitetit si stabiliteti emocional, ambicia dhe aftësitë sociale janë gjithashtu të rëndësishme. Por inteligjenca mbetet një parakusht për ngjitjen në shkallët e larta të karrierës.
Dy Komponentë të Inteligjencës Psikologjia pranon se inteligjenca përbëhet nga dy pjesë:
• Inteligjenca Kristaline: Njohuritë që njerëzit marrin gjatë jetës së tyre;
• Inteligjenca Fluid: Aftësia për të përballuar situata të reja dhe për t’u përshtatur shpejt me përmbajtjen e re.
Rritja e Kërkesave Profesionale Në ditët e sotme, kërkesat profesionale janë në rritje të vazhdueshme. Teknologjitë e reja zëvendësojnë të vjetrat dhe kompanitë kërkojnë fleksibilitet. Ballafaqimi me këto ndryshime kërkon inteligjencë fluide, e cila përshkruan aftësinë për t’u përshtatur me situata të reja dhe teknologji të reja. Studimi i Inteligjencës Fluide
Si pjestar i studimeve psikologjike nga UC Irvine dhe Tübbingen, zhvilluam një program trajnimi për të rritur inteligjencën fluide. Studimi përfshiu 70 subjekte që u ndanë në dy grupe. Grupi që përfundoi trajnimin për 8 ose 19 ditë tregoi përmirësime të ndjeshme në aftësinë për të menduar logjikisht.
Efekti i trajnimit ishte më i madh për ata që u trajnuan për një periudhë më të gjatë. Rritja e Inteligjencës me NeuroNation Trajnimi i trurit me ushtrime si N-Back nga NeuroNation mund të rrisë inteligjencën fluide. Këto ushtrime personalizohen për t’iu përshtatur aftësive tuaja dhe për të ofruar një sfidë të vazhdueshme.
Në përfundim, inteligjenca është një faktor i rëndësishëm për suksesin në karrierë. Ajo jo vetëm që ndikon në aftësinë për të përballuar kërkesat profesionale, por gjithashtu mund të përmirësohet përmes trajnimit të kujtesës dhe trurit. Stërvitja me programe si NeuroNation mund të ndihmojë në rritjen e inteligjencës fluide dhe përgatitjen për sfidat e ndryshme profesionale.