Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë. Këto sëmundje prekin zemrën dhe enët e gjakut, përfshirë:
- Sëmundjet koronare të zemrës
- Kardiomiopatitë (sëmundjet e muskulit të zemrës)
- Aritmitë (çrregullimet e ritmit të zemrës)
- Sëmundjet valvulare
- Perikarditi
- Sëmundjet e lindura të zemrës
- Sëmundjet e aortës
- Sëmundjet e arterieve periferike
Faktorët e Rrezikut
- Të Modifikueshëm: Hipertensioni, yndyrat e larta, diabeti, duhani, alkooli, ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti, stresi.
- Të Pamodifikueshëm: Mosha (rreziku rritet me moshën), gjinia (meshkujt e moshës së mesme janë më të rrezikuar), historia familjare e sëmundjeve të zemrës.
Simptomat
- Dhimbje gjoksi
- Vështirësi në frymëmarrje
- Lodhje
- Rrahje të çrregullta të zemrës
- Ënjtje e këmbëve
Masat Parandaluese
- Një jetë e shëndetshme
- Kontroll e rregullt mjekësore
- Aktivitet fizik i përditshëm (min. 30 minuta ecje)
- Ushqim i shëndetshëm
- Ndërprerja e duhanit
- Kufizimi i alkoolit
- Menaxhimi i stresit
- Mbajtja nën kontroll e hipertensionit, diabetit dhe yndyrave
????⚕️ Dr. Kushtrim Krasniqi, MD
Kardiolog
Për më shumë këshilla dhe informacione, mos hezitoni të kontaktoni mjekun tuaj kardiolog. Shëndeti është pasuria më e madhe!
???? #spitaliipergjithshempeje #Shëndeti #Kardiologjia #Zemra #Parandalimi