Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Hajdari: Së shpejti nis regjistrimi elektronik për vijueshmëri në punë në QKUK

Osman Hajdari, zëvendësues i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se së shpejti do të fillojë regjistrimi elektronik për vijueshmëri në punë.

Hajdari ka thënë se përmes këtij sistemi synohet të rritet disiplina për vijueshmëri në punë.

“Kjo do të lehtësojë procesin e monitorimit të pranisë së punëtorëve dhe do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara. Ky sistem do të ndihmojë gjithashtu në identifikimin e nevojave për përmirësime dhe do të sigurojë që të gjitha procedurat dhe politikat e institucionit të zbatohen në mënyrë rigoroze”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Hajdarit në facebook:

Për të rritur disiplinën, efikasitetin dhe për të vënë rregull në punë, së shpejti nisim me projektin e regjistrimit elektronik për vijueshmërinë në punë, për të gjithë punëtorët e QKUK-së.

Përmes këtij sistemi po synojmë të përmirësojë disiplinën dhe të vëmë rregull në vijueshmërinë në punë, duke siguruar që çdo punëtor të regjistrohet në mënyrë të rregullt dhe transparente.

Zbatimi  i këtij sistemi elektronik është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe efikasitetit në administrimin e burimeve njerëzore brenda QKUK-së.

Kjo do të lehtësojë procesin e monitorimit të pranisë së punëtorëve dhe do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara.

Ky sistem do të ndihmojë gjithashtu në identifikimin e nevojave për përmirësime dhe do të sigurojë që të gjitha procedurat dhe politikat e institucionit të zbatohen në mënyrë rigoroze.

Jemi të përkushtuar për të ofruar një mjedis pune të disiplinuar dhe efikas, dhe ky  është një hap dhe dëshmi e angazhimit tonë për përmirësim të vazhdueshëm të shërbimit ndaj pacientëve!

Youtube

Arkiva

Kategoritë