Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pagat e punëtorëve teknikë në sektorin privat rriten për 100 euro

Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nga data 1 qershor 2024 pagat e punëtorëve teknik të sektorit privat në QKUK, do të jenë me rritje për 100 euro më shumë, pra gjithsej 402 euro.

Kështu ka njoftuar ai në një postimi në Facebook, duke thënë se deri te ky rezultat erdhën pas shumë negociatave, protestave, grevave me punëtorët teknikë të sektorit privat QKUK dhe pas shumë përplasjeve e shtyrjeve.

“Në këtë rritje duhet përmendur edhe ministrin Arben Vitia, i cili me kontributin e tij bëri që 326 punëtorë t’i gëzohen kësaj rritjeje. Ne dimë edhe të lavdërojmë kur e bëjnë punën mirë ministrat. Së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje. Ne pas 6 muajsh do të kërkojmë që edhe kjo pagë të rritet gjithherë konform ligjeve në fuqi. Kur jemi unikë arrihet gjithçka që lejon ligji”, ka shkruar Azemi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë