Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të ruani ngjyrën e xhinseve vetëm me këtë truk të thjeshtë

Xhinse të zbehta, këpucë kamoshi të pista që ngjajnë si të vjetra, njolla vaji në rroba? Tashmë të gjitha këto probleme e kanë një zgjidhje. Mjafton të mësoni disa truke praktike që ua lehtësojnë përditshmërinë tuaj.

Ruani ngjyrën e xhinseve
Për të ruajtur ngjyrën e xhinseve dhe për t’i bërë të duken gjithmonë si të reja, shtoni gjysmë filxhani çaji uthull të bardhë në makinën larëse.

Hiqni njollat e vajit nga rrobat
Nëse keni njolla vaji në rroba, hidhni mbi të pak pudër bebesh. Kjo do të thithë vajin duke zhdukur njollat shumë shpejt.

Hekurosni jakat e këmishave ose pjesët e vështira të rrobave me këtë pajisje flokësh
Për lehtësi dhe shpejtësi, hekurosini jakat e këmishave me pjaster flokësh. Kjo do t’ju lehtësojë shumë punë dhe do t’ju kursejë gjithashtu shumë kohë.

Pastroni këpucët prej kamoshi me këtë mjet shkollor
Këpucët prej kamoshi janë ndër materialet më të vështira për t’u pastruar. Por, nuk keni pse të shqetësoheni më sepse me një gomë i shkëlqeni ato në moment

Youtube

Arkiva

Kategoritë