Nderkohe qe ditet behen me te ngrohta dhe me te gjata, shtohet edhe deshira per te gatuar dicka te shijshme per mengjeset e fundjaves dhe per ta shijuar me nje filxhan kafe ne verande. Dhe çfare ka me te shijshme sese waffel me banane te sapo pjekura shoqeruar me pak kos, banane, boronica dhe grimca.
Përbërësit
2 banane shumë të pjekura | |
150g gjalp në temperaturë ambjenti | |
300g miell 00 | |
130ml dhallë | |
4 lugë gjelle sheqer | |
6 vezë | |
1 pako pluhur pjekës | |
pak vanilje | |
pak lëng limoni | |
një majë luge kripë |
Hapat
1 KRYER | Shtypim bananet me pirun dhe i sperkasim me pak leng limoni ne menyre qe te mos nxihen. Rrahim vezet me sheqerin, vaniljen dhe kripen. Shtojme gjalpin e bute, miellin, pluhurin pjekes, dhallen duke in perziere mire. |
2 KRYER | Ngrohim mire paisjen per Waffel dhe hedhim nga 3-4 luge gjelle ne secilen pjese. Kur te kene marre ngjyre te arte, i heqim duke i vendosur ne nje pjate te shtruar me leter kuzhine. Letra sherben per ti thithur te gjithe lageshtiren dhe avullin. |
3 KRYER | I shoqerojme sipas deshires me salce çokollate, apo per ti bere pak me dietike, me kos te trashe, banane, boronica dhe therrime kakao. |