Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, presidentja Vjosa Osmani ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat duke shënuar arritjet e tyre dhe përpjekjet e jashtëzakonshme në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.
Ajo tha “Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi”.
Osmani gjithashtu shkroi “Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!”./FamiljaJonë./