Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, presidentja Vjosa Osmani ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat duke shënuar arritjet e tyre dhe përpjekjet e jashtëzakonshme në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

Ajo tha “Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi”.

Osmani gjithashtu shkroi “Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!”./FamiljaJonë./

Youtube

Arkiva

Kategoritë