Izet Sadiku, drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, përmes një njoftimi ka bërëntë ditur se po fillon aplikimi i vaksinës Human Papilloma Virus (HPV) te nxënëset e klasave të 6-ta.
Në kalendarin e rregullt të vaksinimit, tashmë është shtuar edhe vaksina HPV, e cila është e përdorur kundër Human Papillova, një virus që transmetohet seksualisht dhe është shkaktari i 99% të kancerit të qafës së mitrës.
Vaksina HPV është e rëndësishme për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, i cili konsiderohet si kanceri i dytë më i shpeshtë tek femrat.
Këtë vit, nxënëset e klasave të 6-ta do të marrin vaksinën HPV përveç vaksinave të tjera të rregullta.













