Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
TASH E TUTJE VIZITA TË RREGULLTA MJEKËSORE NË QENDRAT PËR TË MOSHUAR

Nga ky muaj, ekipet mjekësore rregullisht do të i vizitojnë Qendrat për të moshuar.
Që në vizitën e pare, një numër i të moshuarve u diagnostikuan me disa sëmundje të lehta të cilat do të trajtohen nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Dr. Bujar Gashi në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur për këtë hapë të rëndësishëm rreth mirëqenies së të moshuarve të cilët gjenden në këto qendra.

Shkrimi i plotë

“Një falënderim i veçantë i takon ekipeve të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në menaxhimin e dr. Avdyl Pacollit të cilët janë të gatshëm të ofrojnë shërbimet shëndetësore sa her që ato kërkohen.
Kordimi dhe bashkëpunimi në mes të DSH-DMS-QMU- suksesi i garantuar.”

Një falënderim rreth këtij bashkëpunimi në rrjetet sociale e ka bërë edhe Drejtori i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës Dren Kukaj. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë