Në të tridhjetat
Kjo është mosha kur hyjnë në skenë fëmijët, shtatzënitë, ushqyerja me gji dhe pagjumësia. Kështu që në të gjithë këtë rrëmujë nuk mund të të shkojë mendja për intimitet me partnerin.
Shtatzënia dhe fëmijët mund të ndryshojnë edhe perceptimin që ka gruaja për trupin e saj, si dhe mund ta bëjnë atë të fundit që të humbë vetëbesimin. Në mënyrë që të arrini të mbani gjallë intimitetin në këtë periudhë të ngarkuar duhet që të mos harroni të putheni, mund të duket si diçka e vogël, por një puthje mund të arrijë të mbajë gjallë shkëndijën brenda jush. Sigurisht që nuk do të kryeni marrëdhënie aq shpesh sa më parë, por të paktën kujdesuni që pasioni të jetë aty.
Në të dyzetat
Problemet e ereksionit mund të hyjnë në skenë në çdo moshë, por mosha nga të 40 dhe më andej është ajo më e rrezikuara. Zakonisht tek djemtë në mosha më të reja, problemet e ereksionit lidhen me ankthin e performancës, ndërsa në këtë moshë problem ka natyrë tjetër. Mundohuni të shkoni tek mjeku si fillim për të përjashtuar çdo shkak madhor. Më pas nëse çdo gjë shkon mirë, filloni të flisni me partnerin dhe të përdorni imagjinatën. Edhe një marrëdhënie e gjatë ka nevojë për fantazi në mënyrë që të mbijetojë.
Në të pesëdhjetat
Menopauza mund të ketë shumë efekte anësore në trupin e një gruaje si nga ana shëndetësore ashtu dhe në lidhje me jetën seksuale të saj. Bashkë me tharjen vaginale, ajo sjell dhe ndryshime hormonale të cilat nga ana e tyre ndikojnë në luhatjen e dëshirës seksuale. Ka shumë gra të cilat shprehen se nuk dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë menopauzës edhe pse i duan burrat e tyre. Për të zgjidhur këtë problem duhet t’i kujtoni vetes që seksi nuk do të thotë penetrim. Kështu që eksperimentoni pak edhe me disa nga format e tjera të tij.
Në të gjashtëdhjetat
Në këtë moshë problemet që lidhen me ereksionin bëhen më të zakonshme për burrat, kjo për shkak të sëmundjeve si diabeti, apo zmadhimi i prostatës. Gjithsesi filloni të tregoheni të mirë me veten, nuk është nevoja të fajësoni veten, mund ta kënaqni partneren edhe në forma të tjera. Gjithashtu mos harroni të përdorni mjete mbrojtëse, nëse rastësisht keni ndërruar partner në këtë moshë. /Familja Jonë