Përbërësit:
Gjysmë kilogram mish pule
300 gr kampionë
Një gotë verë të bardhë
300 ml ujë (pak më shumë nëse është e nevojshme)
2 lugë miell
3 thelpinj hudhre
Piper, kripë
Majdanoz
Vaj
Përgatitja:
Mishi rrihet pak që të hollohet, më pas skuqet në pak vaj për rreth 20 minuta.
Hiqni biftekët dhe vajit shtoni miellin dhe hudhrën e shtypur.
Skuqini derisa të marrin ngjyrën kafe të artë, më pas hidhni 200 ml verë të bardhë dhe 200 ml ujë.
Shtojmë kërpudhat e grira, i rregullojmë me kripë dhe piper, dhe i ktheni biftekët në tigan që të ziejnë me kërpudhat.