Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptomat e bronkospazmës së shkaktuar nga ushtrimet

Simptomat e BSU-së fillojnë nga 5 deri në 20 minuta pasi keni filluar të ushtroni pa pushime. Kjo hapësirë kohore përcaktohet nga ashpërsia e sëmundjes tuaj. Simptomat e kësaj sëmundje janë:

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Kollitja
  • Dhimbjet e gjoksit
  • Gulçimi

Çfarë e shkakton bronkospazmën?

BSU-ja shkaktohet nga aktivitete të cilat shkaktojnë reagime të astmës. Për disa njerëz vetëm lloje të caktuara të ushtrimeve shkaktojnë reagime të tilla. Për njerëz të tjerë thithja e ajrit më të ftohtë sesa e ajrit që gjendet në mushkëritë e tyre e shkakton BSU-në. 

Nëse vuani nga bronkospazma e shkaktuar nga ushtrimet dhe astmë kronike, simptomat tuaja mund të jenë më të përkeqësuara gjatë pranverës dhe vjeshtës, pasiqë njerëzit vuajnë më së shumti nga alergjitë gjatë këtyre dy stinëve.

Si diagnostifikohet bronkspazma e shkaktuar nga ushtrime?

Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni ndonjë nga simptomat e lartëpërmendura. Mjeku juaj do të iu bëjë një kontrollë fizike dhe do t’i shqyrtojë simptomat tuaja. Me shumë gjasë ata do të iu bëjnë edhe një test të frymëmarrjes. Gjatë këtij testi mjeku do te iu kërkojë të merrni frymë brenda një pajisjeje të quajtur spirometër. Kjo pajisje matë sasinë e ajrit të cilën ju mund ta lironi nga mushkëritë tuaja. Nëse mjeku juaj mendon se ju vuani nga BSU, ai do të iu informoj per mundësitë tuaja të mjekimit.

A mund te parandalohet bronkospazma e shkaktuar nga ushtrimet?

BSU-ja nuk mund të parandalohet. Megjithëkëtë ju mund t’i parandaloni shpërthimet e simptomave të cilat ndodhin zakonisht. Shmangjuni ushtrimeve që i shkaktojnë këto simptoma. Bashkëpunoni me mjekun tuaj për t’i identifikuar këto ushtrime.

Mjekimi i bronkospazmës së shkaktuar nga ushtrimet

Mjeku juaj do të vendos se cilat ilaçe iu përshtaten më së shumti. Mjeku do iu jap udhëzime të sakta se si dhe kur t’i përdorni këto ilaçe. Ka rëndësi të madhë që ju t’i ndiqni këto udhëzime me përpikmëri në myrë që ilaçet të jenë sa më efektiv.

Llojet e ilaçeve që përdoren për të trajtuar BSU-në:

  • Bronkodilatori për kohëzgjatje të shkurtër. Ky ilaç merret 15 minuta para ushtrimeve dhe efekti i tij zgjatë nga 4 deri në 6 orë.
  • Stabilizues i qelizave. Ky ilaç merret 15 deri në 1 orë para ushtrimeve dhe efekti i tij zgjatë deri në 4 orë.
  • Bronkodilatori për kohëzgjatje të gjatë.Ky ilaç merret 30 minuta para ushtrimve dhe efekti i tij zgjatë deri në 12 orë.
  • Anti-leukotrine. Efekti i këtij ilaçi zgjatë deri në 24 orë. Merret në baza ditore në mënyrë që të mos zvogëlohen kanalet tuaja të frymëmarrjes. 

Jeta me bronkozpazma të shkaktuar nga ushtrimet

Shumica e njerëzve që vuajnë nga BSU mund të vazhdojnë të ushtrojnë trupin e tyre. Megjithatë, atyre mund tu duhet t’iu shmangen ushtrimeve të caktuara. 

Medikamentet e bëjnë parandalimin e shumicës së simptomave, si dhe ju mund të bëni ndryshime në stilin tuaj të jetesës për të përmirësuar gjendjen tuaj.

  • Bëni ushtrime të nxehjes dhe ftohjes 15 minuta para dhe pasi t’i keni përfunduar ushtrimet tuaja. Kjo e bënë zvogëlimin e simptomave të BSU-së.
  • Shmangjuni ushtrimeve në temperatura shumë të ulta.
  • Shmangjuni ushtrimeve kur jeni të sëmurë apo me grip.
  • Shmangjuni ushtrimeve kur jeni duke vuajtur nga alergjitë. Për shembull kur ngriten nivelet e polenit.
  • Mos e pini duhanin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë