Përbërësit:
700 gr. shalqi (i pastruar)
1 limon
250 ml. Jogurt grek
1 lugë mjaltë
1/2 lugë çaji ekstrakt vanilje
Çokollatë e grirë nëse dëshironi
Përgatitja:
1. Pastroni shalqirin nga farat, e prisni në kubikë më të vegjël dhe e shpërndani në një tavë që do ta mbuloni me letër. I vendosim fetat e shalqirit në frigorifer për të paktën 3 orë. Më pas, hiqni shalqinin dhe vendosni copat në një blender.
2. Përziejini derisa të përftoni një masë homogjene. Më pas shtoni lëngun e limonit, mjaltin dhe kosin grek, më pas përzieni edhe pak. Në fund, shtoni pak ekstrakt vanilje.
3. Transferoni masën që rezulton në një enë më të madhe dhe vendoseni sërish në frigorifer për 2-3 orë. Hiqni topat me një lugë akulloreje dhe, sipas dëshirës, grijini sipër pak çokollatë.