Dieta mund të luajë një rol të madh në mbajtjen e zemrës suaj të shëndetshme. Kjo është arsyeja pse ajo që hamë dhe pimë është e rëndësishme. Mjekja Deborah Lee paralajmëroi se ka disa pije që mund të përkeqësojnë sëmundjet e zemrës.
“Pijet energjike, lëngjet, pijet e gazuara dhe qumështi me aromë përmbajnë shumë sheqer. Sipas një analize të vitit 2016, konsumimi i pijeve me shumë sheqer rrit rrezikun e sulmit në tru me 13 për qind dhe sulmit në zemër me 22 për qind”, thotë ajo, shkruan Index.hr .
Sipas saj duhet të jemi të kujdesshëm edhe me konsumimin e alkoolit. Alkooli jo vetëm që rrit presionin e gjakut, por është gjithashtu “toksik për qelizat e muskujve ë zemrës dhe mund të dëmtojë zemrën”. Përveç kësaj, duke konsumuar alkool, ne marrim kalori boshe që mund të kontribuojnë në obezitet.
“Nuk ka asnjë sasi të sigurt të alkoolit dhe, për hir të shëndetit, të gjithë duhet të minimizojmë ose abstenojmë”, paralajmëroi ajo, transmeton Klankosova.tv.
Prandaj, Dr. Lee rendit pijet me sheqer dhe alkoolin si pijet më të rrezikshme për shëndetin e zemrës. Në vend të tyre, ajo rekomandon ujë, kafe, çaj dhe lëngje perimesh.
“Për të qëndruar mirë të hidratuar, të gjithë ne duhet të pimë dy litra ujë në ditë, dhe më shumë në mot të nxehtë. Është vërtetuar se pirja e dy deri në tre filxhanë kafe në ditë ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Si të ruani shëndetin e zemrës?
Klinika Mayo rekomandon adoptimin e zakoneve të jetesës së shëndetshme, të cilat përfshijnë një dietë të ulët në yndyrë dhe kripë, ushtrime të rregullta dhe gjumë të mirë si dhe mospirjen e duhanit.