Depoja e kompanisë Elkos në Pejë mëngjesin e sotëm u përfshi nga zjarri.
Zjarri është lokalizuar, mirëpo ende nuk është shuar tërësisht.
Shef i sektorit për Siguri dhe Emergjenca, Gani Krasniqi, ka thënë për Klan Kosova, se për shuarjen e këtij zjarri janë duke ndihmuar edhe njësitet e zjarrfikësve nga komunat fqinje.
“Përhapja e zjarrit ka qenë shumë e shpejtë, jemi detyruar t’i thërrasim edhe komunat fqinje për të ndihmuar. Kanë bërë një punë të suksesshme edhe pse përhapja e zjarrit ka qenë shumë e shpejtë, për shkak të materialeve që gjendeshin në objekt”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi shtoi se dëmet janë të konsiderueshme.
Disa patrulla policore po qëndrojnë më larg për t’i orientuar vozitësit e veturave të zgjedhin rrugë alternative për çështje sigurie.