Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Lokalizohet zjarri i madh në ELKOS Center në Pejë

Zjarri i madh i cili filloi sot rreth orëve të mëngjesit në qendrën tregtare ELKOS Center, në hyrje të Pejës është lokalizuar nga zjarrfikësit, edhe pse ende nuk është shuar krejtësisht.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, policia ka bërë çdo gjë që është e mundur që mos të ketë persona të lënduar.

“Është lokalizuar zjarri, por zjarri e ka bërë punën e vet. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes, s’ka të lënduar, policia ka evakuuar të gjithë personat, s’ka të lënduar”, ka thënë Gashi.

Objekti i cili është përfshirë nga flakët nga fotografitë dhe videot shihet se është djegur thuajse i tëri.

Ndërkaq, nga Spitali i Pejës kanë bërë të ditur se tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të tymit nga zjarrit i madh në depot dhe qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.

Ndërsa, pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e rëndë në njërën prej punishteve të tij, dhe se si vet me punëtorët e kompanisë së tij është munduar që ta shuajë zjarrin.

Kelmendi tha se flakët e para të zjarrit kanë ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit, por siç u shpreh ai asnjë punëtorë nuk ka qenë në kompani deri në mëngjes.

Ai tregoi se punëtorët të cilët u munduan ta shuanin zjarrin u asfiksuan nga tymi i zjarrit dhe për momentin janë duke marr tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë