Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka paralajmëruar greva dhe protesta.
Sipas ShSPSH-së, kjo protestë do të organizohet si shakë i diskriminimit të infermierëve.
Ky diskriminim sipas tyre u bë duke mos paguar infermierët për ditën e lirë të datës tre si ditë feste, e që për mjekët ndodhi e kundërta.
“SHSKUK edhe këtë herë diskriminon infermierët duke paguar për mjekët ditën e lirë të dt. 03.01.2023 si ditë feste, ndërsa për infermierët ndodhë e kundërta, pagesë e rëndomtë si një ditë pune. Ne në asnjë rrethanë nuk jemi që mjekët mos të paguhen, por pse jo edhe infermierët, pse ky diskriminim nga SHSKUK?”, thuhet nga ShSPSH.
Protestat dhe greva do të mbahet pas 7 ditësh nëse nuk u plotësohen kërkesat që ata kanë.
“Kërkojmë nga SHSKUK që në afat prej 7 ditësh të na garantohen pagesat si festë të datës 03.01.2023. Nëse kjo nuk garantohet, ne jemi të gatshëm që menjëher pas kalimit të këtij afati të fillojmë me protesta dhe të vazhdojmë me greva.”, thuhet tutje në postim.













