Mioma Uteri janë tumore beninje të Mitrës të cilat mund të paraqiten te secila femër, e sidomos tek femrat në reproduksion.
Pyetja më e shpeshtë nga pacientët është: Pse paraqiten myomat? Dyshohet se faktori trashëgues luan një rol të madh, si dhe hormonet seksuale tek femra si estrogjeni dhe progesteroni kanë poashtu një ndikim të madh në paraqitjen e tyre.
Në United Hospital trajtohen një numër i madh i femrave me këtë diagnozë, të cilat ende nuk kanë filluar apo përfunduar planifikimin familjar. Në këto raste duhet dhënë shumë rëndësi ruajtjes së Mitrës në mënyre që Mitra të jetë në gjendje të rregullt dhe e gatshme për shtatëzani.

Rasti i fundit:Femër 42 vjeçare, e cila para 3 viteve është diagnostifikuar me Myoma Uteri, dhe ka dëshirë të mbetet shtatëzënë. Operohet me sukses në Spitalin United, me ç’rast i largohen 4 Fibroide të madhësive të ndryshme nga Mitra (shih foton). Pas qëndrimit spitalor prej 3 ditësh, pacientja lirohet në gjendje shumë të mirë. Poashtu, këshillohet lidhur me planifikimin e shtatëzanisë, përcjelljen dhe lindjen, që të gjitha këto shërbime realizohen në United Hospital.
Dr. Mirvete Aliu- ShabaniUdhëheqëse e Sektorit Gjinekologjik-Obstetrik, United Hospital.United Hospital Prishtina
Kontakt: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

Info@united-hospital.comMagjistralja Prishtinë-Ferizaj M2 10500 Km7 Prishtinë, Kosova.













