Ndërsa xhenxhefili i freskët duket si një rrënjë, në fakt është një bimë vendase në Azinë Juglindore
Konsumimi i përditshëm i xhenxhefilit ka përfitime të shumta për pjesë të ndryshme të trupit, falë një përbërjeje bioaktive të quajtur gingerol.
Xhenxhefili është rrënjë tejet e shëndetshme që ofron aromë freskuese, por edhe një bollëk me përfitime shëndetësore për shkak të kombinimit të fuqishëm të vajrave esencialë.
Është i mbushur me vitamina dhe minerale, transmeton Telegrafi.
Si ta ruani xhenxhefilin të freskët?
Për të qëndruar xhenxhefili i freskët më shumë, vendoseni në një enë hermetikisht të mbyllur për magazinimin e ushqimit apo në qese plastike e cila mund të mbyllet dhe pastaj vendoseni në frigorifer.
Kjo do t’ju ndihmojë që të qëndrojë i freskët një muaj, madje edhe më gjatë.
Kur filloni të shihni njolla të gjelbra-blu nga myku, është koha ta hidhni poshtë xhenxhefilin.
Si të ruhet xhenxhefili i qëruar?
Njëherë kur ta qëroni xhenxhefilin, ai do të ketë një afat të shkurtër përdorimi, sepse i është ekspozuar oksigjenit. Thjesht, mbështilleni fort xhenxhefilin e grirë në folie plastike.
Kur ruhet në këtë mënyrë, xhenxhefili i qëruar duhet të qëndrojë i freskët deri në tri javë, por është gjithmonë një ide e mirë ta kontrolloni përpara se ta përdorni për t’u siguruar që nuk është formuar myk.
A mund ta ngrini xhenxhefilin?
Ngrirja e xhenxhefilit është një mundësi e shkëlqyer për të zgjatur freskinë e tij, sepse xhenxhefili i plotë mund të zgjasë deri në pesë muaj. Vetëm sigurohuni që të lani dhe thani rrënjën e xhenxhefilit përpara se ta ngrini dhe ta ruani në një qese plastike të sigurt për ngrirje.