Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një njoftimi ka bërë të ditur që udhëheqësi i sistemit shëndetësorë të ambulancave gjatë viteve `90 në Komunën e Pejës ,,Nënë Tereza”, ish Drejtori i QKMF-së, ish Drejtori i Shëndetësisë për Komunën e Pejës dhe aktualisht Mjeku Specialist i Pediatrisë Dr.Xhafer Dema u pensionua pas 35 viteve shërbimi për pacientë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon Doktorin e palodhur Xhafer Dema për kontributin kolosal që ka dhënë dhe i dëshiron shëndet e çdo të mirë në pension për të dhe familjen e tij.