Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 68 aksidente. Njëri prej aksidenteve në Gllobar të Drenasit ishte me fatalitet, ku vdiqën nënë e bir .
Sipas raportit të Policisë, 34 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 33 vetëm me dëme materiale.
Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 376 gjoba trafiku.