Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
550 pacientë në trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

Bazuar në raportet e datës 4 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 550 pacientë.

Në njoftimin e bërë nga ShSKUK thuhet se 452 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 417 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 226 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 175 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 182 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave;

Klinika Infektive, 94 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 34 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 324 pacientë

18 në gjendje të rënduar

277 të konfirmuar pozitivë

235 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 51 pacientë

Spitali i Gjakovës, 68 pacientë

Spitali i Pejës, 74 pacientë

Spitali i Gjilanit, 40 pacientë

Spitali i Ferizajt, 38 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 38 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 13 pacientë 

Youtube

Arkiva

Kategoritë