Hën, Sht 22, 2025
Banner Top
Banner Top
28 lindje janë kryer gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë kryer 28 lindje në këtë spital.

Sipas këtij njoftimi, në jetë erdhën 14 djem dhe 14 vajza.

Spitali po ashtu ka dhënë detaje shtesë lidhur me disa nga shërbimet tjera që janë kryer javën e kaluar në këtë institucion shëndetësor.

“Ja edhe disa nga shërbimet që kemi kryer javën e kaluar:

  • 2,760 vizita specialistike;
  • 238 pranime;
  • 212 pacientë mesatarisht të shtrirë në një ditë;
  • 1,747 pacientë kanë kryer gjithsej 19,015 analiza;
  • 73 operacione të suksesshme;
  • 210 dializa;
  • 590 Rëntgen, 199 Eho, 119 CT, 61 MRI;
  • 6 ergometri, 32 ekokardiografi;
  • 4 kollonoskopi, 21 gastroskopi
  • 277 shërbime fiziatrike

Ne jemi këtu për ju, 24/7/365.
Faleminderit për besimin tuaj!” ka shkruar spitali.

Youtube

Arkiva

Kategoritë